Franca mbështet paga për karburant – Le Maire: Kushton më pak se ulja e taksës dhe ndihmon më shumë familjet
Ministri francez i financave, Bruno Le Maire, tha se favorizon dhënien e pagesave të benzinës për të ndihmuar familjet me të ardhura të ulëta që t’i bëjnë ballë rritjes së çmimeve të energjisë, në vend që të shkurtojë taksat ndaj karburantit.
“Unë preferoj një burim si paga për karburantin ndaj uljes së taksave. Sot një litër naftë kushton rreth 1.55 euro, ku brenda ka 60 cent të taksës së brednshme të konsumit të produkteve të energjisë dhe 30 cent tatim mbi vlerën e shtuar. Pra 90 cent taksa.”
Ministri tha se ulja e taksës së karburantit do të jetë shumë e kushtueshme dhe se do të ofrojë rezultate që nuk do ndihet nga francezët. Përveç kësaj, ai shtoi se ulja e taksës mund të shihet si një mbështetje e lëndëve djegëse fosile, për të cilat qeveria preferon të bëhet më pak e pavarur.
“Fillimisht do të kushtojë shumë, pasi ulja e taksës me 1 cent, do na kushtojë gjysmë miliardë euro, për një rezultat që francezët as nuk do e ndiejnë. S dyti, është e padrejtë, pasi ata që kanë makina me të 4-a gomat aktive që konsumojnë shumë, do të marrin të njejtin kompensim nga qeveria, si punonjësit e shëndetësisë, që përdorin Renault Clio për të shkuar në punë. Së fundmi, kjo përbën subvencion për lëndët fosile, që ne duam t’i largojmë”.
Bruno Le Maire tha se shteti francez do fitojë 2.5 miliardë euro shtesë në TVSH për vitin 2021, nëse çmimet e energjisë qëndorjnë në këto nivele të larta. Megjithatë, ai shtoi se këto nuk janë të ardhura shtesë fiskale për arkat e qeverisë, pasi po shpenzon që tani mbi 5 miliardë euro për të ndihmuar familjet që të paguajnë faturat e energjisë. Qeveria ka thënë në Shtator se po konsideron zgjatjen e përfitimeve të energjisë ndaj më shumë familjeve, për të zbutur koston e rritjes së energjisë. Kuponat e energjisë i jepen aktualisht thuajse 5.5 milionë familjeve në Francë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.