Franca, më mirë se vendet fqinje! Japin efekt reformat e Macron. Fuqizohet punësimi dhe industria
Franca ka krijuar më shumë vende pune në tremujorin e tretë dhe industria është fuqizuar gjithashtu, ndërkohë që ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës i shpëtoi ngadalësimit që ka pllakosur ekonomitë fqinje.
Ekonomia shtoi 54,300 vende pune neto në sektorin privat, në rritje me 0.3% nga tremujori i kaluar, sipas zyrës kombëtare të Statistikave. Të dhënat tregojnë se reforma e punës e Presidentit Emmanuel Macron, e prezantuar 2 vite më parë, po jep efekt. Kjo synonte nxitjen e krijimit të vendeve të punës dhe reduktimin e punëve të pasigurta, duke i bërë pozicionet e përkohëshme më të shtrenjta për punëdhënësit.
Franca po përfiton gjithashtu nga një ekspozim më i ulët ndaj tregtisë kineze, krahasuar me vendet homologe. Sipas ekonomistëve, mbiperformanca e ekonomisë francize mund të jetë gjithashtu pasojë e reformave të tregut të punës të presidentit Macron. Vendet e përkohëshme të punës ranë me 0.5% në tremujorin e tretë, në nivelin më të ulët në 2 vite.
Prodhimi industrial tregoi gjithashtu rritje me 0.3% në Shtator, nxitur kryesisht nga ndërtimi. Prodhimi në manifakturë u rrit me 0.6% gjatë muajit, duke ulur shqetësimet për një ngadalësim industrial, që ka goditur ekonominë më të madhe të Europës, Gjermaninë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.