Franca prezanton taksën dixhitale – Parlamenti kalon ligjin. 3% ndaj shitjeve dixhitale të “GAFA”
Parlamenti francez miratoi një ligj për prezantimin e një takse ndaj gjigantëve të internetit “GAFA”, duke e bërë Francën një nga vendet e para në botë që taksojnë kompanitë digjitale. Katër kompanitë që bëhet fjalë janë Google, Apple, Facebook dhe Amazon. Taksimi ndaj kësaj katërshe shënjestron kompanitë digjitale me shitje botërore prej mbi 750 milionë euro dhe shitje në Francë prej të paktën 25 milionë euro.
Ligji i ri i jep mundësinë ekonomisë së dytë më të madhe të Eurozonës që të taksojë në 3% shitjet digjitale të gjigantëve të internetit në Francë, që lidhen me reklamimin dhe të ardhura të tjera. Projekti u adaptua fillimisht nga Asambleja Kombëtare, që është dhoma e ulët e parlamentit, më 4 Korrik. E prezantuar për herë të parë më 1 Janar 2019, kjo taksë prej 3% ndaj shitjeve bruto digjitale, do të ndihmojë vendin që të mbledhë 400 milionë euro këtë vit dhe 640 milionë euro deri në vitin 2022.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.