Franca ul projeksionet ekonomike-Karantina e 3-të kombëtare do mbyllë 150,000 biznese dhe shkollat
Ekonomia franceze do të rimëkëmbet më pak se ç’pritej këtë vit, për shkak të karantinës së re kombëtare katër javore në vend, që synon të ndalojë rritjen e rasteve me koronavirus. Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, shkurtoi projeksionet e rritjes ekonomike për vitin 2021 në 5%, nga 6%, duke ndjekur një tkurrje prej 8.1% në vitin e kaluar.
“Mbyllja e qendrave të edukimit dhe 150,000 dyqameve, është e rëndësishme për të ngadalësuar virusin, por këto masa do ndikojnë tek ekonomie franceze”- tha Le Maire, duke shtuar se vlerësimet ekonomike janë realiste. Presidenti Emmanuel Macron është përpjekur të shmangë një karantinë të tretë kombëtare për të mbrojtur ekonominë, por u detyrua javën e kaluar të lajmëroi masa të reja në të gjithë vendin. Variantet më të ngjitshme dhe vdekjeprurëse kanë përshpejtuar përphajen e sëmundjes dhe fushata e vaksinimit nuk ka dhënë ndonjë ndikim të madh deri më tani.
Masat e reja të karantinës hynë në fuqi të Shtunën në mbrëmje, pas një jave që regjistroi mbi 200,000 raste të reja të koronavirusit. Përveç dyqnaeve, shkollat do të qëndrojnë gjithashtu të mbyllura për 3 javë. Ministri i Financave tha se asistenca qeveritare ndaj bizneseve nga masat e karantinës do të kushtojë rreth 11 miliardë euro në muajin Prill.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.