Francë, Macron nominon si kryeministër Edouard Philippe
Presidenti Emmanuel Macron ka nominuar si kryeministër Edouard Philippe.
Lajmi është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Elysee, Alexis Kohler, ku thuhet se Edouard Philippe është një eksponent i rëndësishëm i partisë së moderuar të së Drejtave të Republikanëve
Philippe i moshës moshën 46 vjeçare, është baba i tre fëmijëve, si dhe është një avokat i specializuar në të drejtën publike.
Nominimi i tij si kryeministër vjen 1 ditë pasi Emmanuel Macron bëri betimin si President i ri i Francës.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.