Franga, Euro, Dollarë dhe Lekë të sekuestruara/ Policia e Shtetit finalizon operacionin antidrogë ‘Blloku’
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Blloku” duke goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në Tiranë.
Në përfundim të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale R.M, 22 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik të 22 vjeçarit R.M, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 25.500 franga zvicerane, 600 euro, 49.500 lekë, 100 dollarë si dhe 43 doza me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë.
Në gjendje të lirë, Policia procedoi penalisht shtetasit E.P, 32 vjeç dhe A.M, 32 vjeç. Të dy këta shtetas, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.