Frank-Walter Steinmeier zgjidhet President i Gjermanisë
Gjermania zgjedh Presidentin e ri, ai është Frank-Walter Steinmeier. Kështu, një shumicë e madhe e anëtarëve të Asamblesë parlamentare zgjodhën politikanin e SPD si Presidentin e ri të Gjermanisë.
Ish- ministri i Jashtëm ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të madh, dhe do të pasojë Joachim Gauck, në postin e kreut të shtetit. Konkretisht, nga 1253 vota, për Steinmeier votuan 931 anëtarë të Asamblesë parlamentare gjermane.
Frank-Walter Steinmeier do të jetë Presidenti i 12 i Gjermanisë dhe do të marrë detyrën e re më 18 Mars.
Osman Dedja/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.