Frikë për rritjen e infeksioneve gjatë festave. Fauci i bën thirrje amerikanëve të mos mblidhen për Vitin e Ri
Specialisti i sëmundjeve infective, Anthony Fauci, paralajmëroi se rritje e rasteve me koronavirus mund të marrë vrull nëse amerikanët mblidhen për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, pavarësisht thirrjeve për të mos e bërë. Fauci, këshillues mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, shprehu optimizëm mbi ritmin nën të cilin po shpërndahen vaksinat, pasi rregullatorët kanë miratuar injeksionin e Pfizer dhe Moderna. Megjithatë, air a dakord me vlerësimin e bërë nga presidenti i zgjedhur, Joe Biden.
“Ditët më të errëta në luftën kundër Covid janë përpara”- tha Biden. Shtetet e Bashkuara, kanë regjistruar një mesatare prej rreth 190,000 raste në ditë, sipas John Hopkins. Fauci përmendi gjithashtu mutacionin e koronavirusit, që është identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se po studiohet në mënyrë intensive.
Ai shtoi se sipas treguesve fillestarë, mutacioni nuk do të ndikojë efikasitetin e vaksinës së Covid-19 dhe nuk ka virulencë më të ashpër.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.