Frontex vepron në Kakavijë – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë
Policia e Shtetit ka publikuar njoftimin mbi parandalimin e tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, falë kontrollit të rreptë në kufirin e gjelbër, në kuadër edhe të operacionit FRONTEX.
Sipas njoftimit është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, shpallur në kërkim 1 tjetër si dhe është proceduar në gjendje të lirë një person tjetër.
Si rezultat i kontrollit të brezit të gjelbër, me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme, shërbimet e kufirit të gjelbër Kakavijë dhe ato të Frontex-it, në fushat e fshatit Bularat, Dropull kapën shtetasin R. G. 44 vjeç, banues në fshatin Veliten, Maliq, i cili ishte duke pritur disa shtetas sirianë për t’i transportuar në drejtim të Tiranës.
Policia ka njoftuar gjithashtu se shtetasi i mësipërm bashkëpunonte me dy shtetas të tjerë për të transportuar shtetas të huaj, kundrejt shumës 200 euro për secilin.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. B., banues në Durrës dhe vijon puna për kapjen e tij, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. L., banues në fshatin Veliten, Maliq.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.