FSHF: Gati biletat për miqësoren Shqipëri – Bosnje Hercegovinë. Ndeshja më 28 Mars në “Elbasan Arena”
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët që ka nisur shitja e biletave online, për të gjitha kategoritë, për ndeshjen miqësore të 28 marsit në “Elbasan Arena”, mes skuadrës përfaqësuese të futbollit dhe kombëtares së Bosnje dhe Hercegovinë.
“Në faqen zyrtare të FSHF-së në sitin e saj në internet, (në këtë link) ka nisur shitja e biletave. Ndërsa prej ditës së hënë biletat do të mund t’i gjeni edhe pranë dyqanit zyrtar të FSHF-së”, thuhet në njoftimin e FSHF.
Ndeshja do të luhet në orën 18.00 në 28 mars në Elbasan.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.