FSHF nxjerr në shitje biletat për takimin me Italinë
Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur shitjen e biletave për ndeshjen e shumëpritur Itali-Shqipëri.
Sipas njoftimit të Federatës, çmimi i biletave tek sektori i tifozëve miq në stadiumin “Renzo Barbera” është 12 euro. Të interesuarit për biletat mund të drejtohen pranë FSHF me dokumentin e identifikimit personal, në mënyrë që të pajisen me biletën e ndeshjes.
Sfida do të luhet në Palermo në datën 24 Mars. Shqipëria renditet e katërta në grup pas Spanjës dhe Italisë me 10 pikë si dhe Izraelit me 9 pikë. Në rast të një rezultati pozitiv me Italinë, kombëtarja do të ketë më tepër shanse për kualifikim, pasi ndeshjet pasardhëse janë mjaft favorizuese në letra.
Ja kalendari i plotë i kombëtares:
11 Qershor 2017, Izrael – Shqipëri
2 Shtator 2017, Shqipëri – Lichtenstein
5 Shtator 2017, Maqedoni – Shqipëri
6 Tetor 2017, Spanjë – Shqipëri
9 Tetor 2017, Shqipëri – Itali
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.