Fshirja e detyrimeve tatimore – 25,000 tatimpagues përfitojnë nga Ligji i Faljes
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton vijimin e zbatimin e Ligjit të Faljes, për pagesën dhe fshirjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes së detyrimeve tatimore”.
Gjatë kësaj periudhe janë fshirë detyrime tatimore për 7,562 tatimpagues me vlerë 5.1 miliard lekë dhe janë kompesuar 481 milion lekë tepricë kreditore.
Në proces është fshirja e detyrimeve tatimore për mbi 25,000 tatimpagues. Tatimpaguesit që përfitojnë nga ky ligj njoftohen elektronikisht nëpërmjet postës së tyre elektronike.
Gjithashtu tatimpaguesit të cilët paguajnë principalin për detyrimet e prapambetura përfitojnë nga falja me kusht.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.