Fshirja e detyrimeve të prapambetura – Numri i bizneseve që po përfitojnë nga ligji i faljes, ecuria e procesit
3,500 është numri i tatimpaguesve të kontaktuar për ligjin e faljeve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një njoftim të fundit thotë se ka filluar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve për periudhën përpara vitit 2010 dhe kompensimi me kredi, si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014.
Gjithashtu vijon fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin, nga ku më shumë se 1000 subjekte kanë përfituar dhe ky proces vijon ende.
“Ka filluar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve për periudhën përpara vitit 2010 dhe kompensimi me kredi, si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin, më shumë se 1000 subjekte kanë përfituar dhe ky proces vijon ende”, thotë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.