FSHZH: Drejt përfundimit rikualifikimi urban pranë Qendrës së qytetit Vlorë! (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se është në përfundim zbatimi i objektit “Rikonstruksion /rikualifikimi urban pranë Qendrës së qytetit Vlorë Zona B, drejtim rrugës Justin Godart”.
FSHZH njofton se me një ecuri fizike të punimeve 95% aktualisht është duke u punuar për të përfunduar shtrimin me pllaka guri përgjatë gjithë hapësirës, si dhe pjesët e fundit të mobilimit urban.
“Kjo ndërhyrje parashikon në total: 1489 m2 rrugë dhe trotuarë të shtruar më gurë, 332 m2 çati me tjegulla vendi, 887 m2 lyerje të fasadave, si dhe 7105 m2 sheshe të shtruar me gurë. Projekti po zhvillohet në kuadër të Programit “Investime Prioritare me Impakt në Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit” njofton FSHZH.
Me financim të Qeverisë Shqiptare synimi i këtij projekti është përmirësimi i infrastrukturës, rritjen ekonomike të bizneseve të zonës dhe aktivitetet sociale për banorët e saj, në këtë hapësirë të re të përbashkët.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.