FSHZH nis projektin turistik në Korçë – Planifikohet ndërtimi i godinës promovuese në ‘zemër të qytetit’
Fondi Shqiptar i Zhvillimit po vijon suportin e tij ndaj zhvillimit të turizmit me Valbonën e më pas në Vermosh për të siguruar ambiente pritëse të ngrohta, për të gjitha grupmoshat ndërsa ndalesa e radhës është në Korçë.
Objekti në fjalë do të rikonceptohet si një godinë që krahas ambienteve të hotelit do të ofrojë një sërë mundësish, duke u kthyer kështu në një qendër promovuese ndaj zhvillimit të turizmit dhe vlerave kulturore të objektit. Kjo e fundit është e vendosur në bulevardin “Fan Noli, “në zemër të qytetit” kufizohet ne jug nga rruga 6 Dëshmorët, për të shfrytëzuar deri në orët e shëtitjeve të pasdites, në vijim të aktiviteteve familjare. Dhe jo vetëm, një mundësi e mirë për organizime të Workshopeve nga institucionet, për shkak të mënyrës si janë konceptuar hapësirat.
Përsa i përket shërbimeve, ndërtesa do të fillojë me bodrumin ku përfshihen ambiente ndihmës, (lavanderi, 2 ambiente teknike), si dhe ambient degustimi, (vinoteke), kuzhinë etj.
Në katin përdhe do të përmbajë 6 dhoma dhe zyra Workshop, si dhe ambiente bar kafe.
Në katin e parë do të ketë 11 dhoma, në katin e dytë do të fokusohet në shërbime si salla e konferencave dhe restoranti. Ndërkohë në katin e tretë do të ketë 12 dhoma, si dhe mund të shfrytëzohet ambienti i papafingos dhe çatisë. Investimi parashikohet të mbyllet brenda vitit, për tu vënë në funksion të qytetit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.