FSHZH: Projekt i ri në Bashkinë Vlorë – Nis rikualifikimi urban i lagjes “Çole”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar nisjen e projektit: “Rikualifikimi urban në bllokun e banesave midis rrugëve “Gjergj Kastrioti”, “Osman Haxhiu”, “Enver Jaho”, “Zaho Koka”, i cili financohet nga Qeveria Shqiptare dhe zbatohet nga FSHZH.
Qëllimi kryesor i projektit është të përmirësojë mjedisin urban, të krijojë hapësira miqësore për funksionimin e këtij blloku banimi si infrastrukturë e mirëfilltë bashkëkohore dhe kthimin e saj në shërbim të komunitetit.
Ky projekt përfshin:
- Shtrimin me asfalt të rrugëve
- Hapësira të gjelbra
- Ndriçim
- Sistemim
- Rehabilitim të fasadave
- Sinjalistikë horizontale dhe vertikale
Përfituesit e këtij projekti janë jo vetëm banorët e lagjes “Çole” por edhe vizitorët vendas dhe të huaj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.