FSHZH: Qendra e turizmit në Valbonë po rikonceptohet si një qendër multifuksionale. Detajet e projektit
Qendra e turizmit në Valbonë po rikonceptohet si një qendër multifuksionale që ofron akomodim, informacion për vizitorët, hapësira për zyra, për nisma të reja turistike, etj. Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se me financim të qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës është ndërmarrë një projekt për rikonstruksionin e qendrës së turizmit në Valbonë.
Ndërhyrjet konsistojnë në:
-Restaurim arkitektonik dhe funksional i dy objekteve ekzistuese për t’u përshtatur me funksionet e reja të qendrës.
-Ndërtim i 4 ‘bungalow’ për t’iu përgjigjur nevojave të qendrës në kohën e pikut turistik. Ndërtimi është projektuar i thjeshtë me një interpretim modern të arkitekturës tradicionale të zonës.
-Ndërtim i një dyqani dhuratash, për të promovuar artin dhe prodhimet e zonës
Mbi 120 mijë turistë vendas dhe të huaj vizitojnë Valbonën çdo vit. Aktualisht turizmi malor është zhvilluar kryesisht në Luginën e Valbonës, por e gjithë zona ka një numër të madh atraksionesh të tjera që mbeten ende të pashfrytëzuara. Projekti ka për qëllim rritjen e standardit të aktiviteteve dhe shërbimeve të ofruara në zonë, diversifikimin e ofertës turistike dhe nxitjen e nismave të reja turistike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.