FSHZH: Rikonceptimi i qendrës së Fierit, janë realizuar 78 % e punimeve (FOTO)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se janë realizuar 78 % e punimeve për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe rikonceptimin e qendrës së qytetit të Fierit
“Aktualisht me fokus në proceset e mëposhtme: Shtrimi me pllaka guri tek ura me hark, vendosja e pllakave dekorative të betonit tek ura automobilistike, punimet për rrjetin rrugor të ndriçimit, vendosja e kabujve elektrike, konstruksion metalik për ballkonin perëndimor si dhe punime gjelbërimi, me vendosjen e pemëve manjola” njofton FSHZH.
Prej kohësh lumi Gjanica ishtë kthyer në një grumbullim mbeturinash dhe burim përmbytjesh dhe qendra e qytetit, në një kalim kaotik të makinave.
Kjo ndërhyrje planifikon sistemimin e ujërave të zeza dhe ujërave të shiut në zonën e shtratit të lumit, rehabilitimin dhe një peizazh natyror të Gjanicës.
Gjithashtu paralelisht punimet po vijojnë për rinovimin e fasadave dhe restaurimin e ndërtesave në qendër, ndërtimin e pedonaleve për këmbësorët, duke ndërtuar kështu një hapësirë të re, lehtësuese në qarkullim dhe çlodhëse në shërbim të komunitetit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.