FSHZH shpall vende të lira pune për pozicione drejtuese dhe përgjegjës sektori
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur pozicione të lira punë për 6 njësi funksionale. FSHZH fton të interesuarit të aplikojnë për pozicionet vakante, më konkretisht: për Përgjegjës i Njësisë Teknike, Përgjegjës i Njësisë së Administratës, 2 pozicione për Përgjegjës i Njësisë së Projekteve të Zhvillimit Ekonomik, Drejtor i Departamentit Juridik dhe të Prokurimeve si dhe Përgjegjës i Njësisë së Projekteve të Turizmit.
“Je një inxhinier me përvojë në projektet infrastrukturore? Një jurist me njohuri të shkëlqyera të legjislacionit, institucioneve, praktikave të prokurimit, përfshirë edhe ato ndërkombëtare? Ke përvojë në administrim dhe menaxhim? Fondi Shqiptar i Zhvillimit po kërkon profesionistë në kërkim të një pune motivuese dhe të gatshëm për t’ju bashkuar një skuadre ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit!”
Për informacione të mëtejshme mbi kriteret që duhet të plotësojë çdo aplikant, mund të vizitoni faqen zyrtare të FSHZH-së: https://www.albaniandf.org/karriera/vend-vakant/
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.