Ftesa e Kryeministrit: Na duhet një lëvizje e fortë dhe e bashkuar qeveri – studentë
Pas ftesës për dialog ditën e hënë, kryeministri Rama në një dalje e Facebook thotë se për të përmirësuar arsimin duhet një lëvizje e fortë dhe e bashkuar student-qeveri.
“Nuk dua që këta të shpërndahen duke marrë një fitore momentale. Ashtu si nuk dua të rrinë të mbledhur derisa të bien në kurthin e kazanit politik e mediatik. Duhet tentuar një strategji e përbashkët student-qeveri. Duhet një bashkim i domosdoshëm mes nesh i qeverisë studentëve dhe pedagogëve. Të bashkohemi kundër sistemit të korrupsionit, kulturës së falsifikimit dhe keqadministrimit tërësor të universitetit. Studentët nuk e bëjnë dot pa qeverinë dhe qeveria nuk e bën dot pa ata. Për mua është gjëja më e lehtë të bëj një manovër politike për të shuar protestën”.
Studentët nga protesta deklarojnë se nuk duan negociata por plotësim të kërkesave. Nuk dihet ende se çfarë do të vendosin deri ditën e hënë. Ata i bëjnë thirrje kryeministrit që ai të vijë të dialogojë me ta para ministrisë së Arsimit, jo live në FB.
Protesta/Kryeministri Rama fton në dialog studentët, të hënën ora 11:00
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.