Fundjavë nën çadër shiu apo çadër plazhi?!
Shërbimi Meteorologjik ushtarak Njofton se dita e shtunë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme ndërsa moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në mesditë. Përgjatë relieveve malore kryesisht në Lindje dhe Juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.
Sipas njoftimit dita e diel parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare në orët e mesditës ndërsa në fushën termike për ditën e shtunë temperaturat parashikohen pa ndryshime të ndjeshme, ndërsa ditën e diel pritet të pësojnë rritje në vlerat maksimale.
SHMU bën me dije era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.