Fundoset anija në ishullin Milos në Greqi – Nis operacioni i shpëtimit për 17 pasagjerët që ishin në bord
Të 17 personat në bordin e një anije me flamur britanik që u mbyt të enjten në ishullin grek të Milos u shpëtuan, njoftoi roja bregdetare greke.
Të gjithë në bord ishin shtetas grekë. Roja bregdetare nuk ishte në gjendje të jepte detaje mbi llojin e anijes së përfshirë ose rrethanat e aksidentit, përveçse të thoshte se anija ishte me flamur britanik. Disa media greke thanë se ishte një jaht.
Roja bregdetare tha se tre anije të saj, si dhe një varkë private, një helikopter i marinës dhe një helikopter i forcave ajrore kishin ndihmuar operacionin e shpëtimit. (Reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.