Fundosja e Titanikut merr me vete dhe kompaninë e ndërtimit të saj
Harland dhe Wolff, kompania 158-vjeçare në Irlandën Veriore që ndërtoi Titanikun, po përgatitet për falimentim.
Kompania e vendosur në Belfast punësoi rreth 35,000 punëtorë në kulmin e tij para Luftës së Dytë Botërore në 1935 dhe ka vetëm 123 punonjës me kohë të plotë sot. Ajo nuk ka ndërtuar asnjë anije që nga viti 2003. Që atëherë, Harland dhe Wolff është përqendruar në energjinë e rinovueshme.
Kompania ka marrë kredi për të përmirësuar situatën por humbja e kontratave në ndërtimin e anijeve po bën që e vetmja rrugë të mbetet falimentimi.
Pjesa më e madhe e ndërtimit të anijeve të mallrave në botë është zhvendosur në prodhuesit aziatikë me kosto më të ulët, dhe biznesi i ndërtimit të anijeve luksoze të lundrimit mbizotërohet nga ndërtuesit e anijeve europiane.
Kompania është e famshme për ndërtimin e Titanikut pak më shumë se një shekull më pare i cili ishte gati 900 metra i gjatë, duke e bërë atë anijen më të madhe të pasagjerëve në atë kohë.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.