Fuqizim i tregtisë mes 10 shteteve/ Muçostepa: ”Eleminimi i barrierave mes vendeve të Ballkanit!”
Vendet e Ballkanit ofrojnë potenciale të larta për shkëmbime ekonomike mes tyre dhe rritjen e investimeve, të cilat duhen shfrytëzuar. Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ka kryesuar këtë vit Shoqatën e Dhomave të Ballkanit, e cila përbëhet nga 10 shtetet anëtare.
Ndërsa një ndër qëllimet kryesore është edhe eleminimi i barrierave që pengojnë shkëmbimet tregtare mes vendeve.
Pjesë e Shoqatës së Dhomave të Ballkanit, janë Dhoma e Ankarasë, Athinës, Beogradit, Bukureshtit, Qipros, Podgoricës, Sarajevës, Sofies dhe Tiranës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.