Fuqizohet tregtia në Japoni – Rriten ndjeshëm eksportet e makinave, tkurret suficiti me SHBA
Eksportet e Japonisë janë rritur në Maj me normën më të shpejtë në 4 muaj, falë rritjes së dërgesave të makinave dhe pjesëve për automjete, duke treguar se kërkesa globale po rifuqizohet.
Eksportet u rritën me 8.1% në Maj nga e njëjta periudhë 1 vit më parë, sipër normës prej 7.8% në Prill. Eksportet pritet të vazhdojnë rritjen falë rimëkëmbjes së kërkesës për pajisje në manifkatorë, makina dhe pjesë të makinave.
Megjithatë, suficiti tregtar i Japonisë me SHBA, e kthen ekonominë e tretë më të madhe në botë në një shënjestër të politikave proteksioniste të Donald Trump.
Eksportet drejt SHBA u rritën me 5.8% në Maj, sipër 4.3% që ishte norma e një muaji më parë, prej rritjes së dërgesave të pjesëve për makina. Importet nga SHBA u rritën me 18.8%, prej avionëve dhe qymyrit.
Për rrjedhojë, suficiti tregtar me SHBA ra me 17.3% në 3.08 miliardë dollarë, që është niveli më i ulët që prej Janarit 2013. Rënia e suficitit me SHBA nuk ka gjasa që të zbusë kritikat e presidentit Donald Trump, ndërkohë që përgatitet të rrisë tarifat për të ulur hendekun me partnerët tregtarë.
Trump vendosi tarifa për importet e çelikut dhe aluminit, që ndikojnë kompanitë japoneze, dhe ka kritikuar gjithashtu Japoninë për importet e ulëta të makinave amerikane.
Duke hequr ndikimin e lëvizjes në valutë, volumi i eksporteve të Japonisë u rrit me 4.2%. Balanca tregtare e Japonisë rezultoi në një deficit prej 5.23 miliardë dollarë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.