Fushata zgjedhore, Doda: Do zgjerojmë skemën ekonomike
Deputetja Mesila Doda e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet gjatë një takimi me banorët e Njësisë nr.4 në Tiranë theksoi se në programin e PDIU-së, është edhe rikthimi në skemën e ndihmës ekonomike i personave që janë përjashtuar deri më tani.
“Të gjithë ata që janë përjashtuar padrejtësisht nga skema sociale, të gjithë ata që sot vuajnë, do të duhet të kenë jo vetëm mbështetje sociale, por një mbështetje dinjitoze të asistencës sociale. Nuk mund të jetë dot një familje me 50 000 lek të vjetra që të shkoj deri në fund të muajit, por kërkohet të paktën minimumi jetik të respektohet për të gjithë familjen. Ky është prioriteti i prioriteteve. Kemi parë që nëse mbaje në shtëpi një televizor, që ta kishte falur komshiu, mund të ishte edhe i vjetër, të ikte asistenca. Unë nuk e di pse reformat në këtë vend vijnë vetëm që t’i heqin lek njerëzve dhe nuk vijnë që t’i japin lek njerëzve”, tha Doda.
Të pranishëm në takimi ishin edhe kandidatët e PDIU-së në qarkun e Tiranës, Marin Rami dhe Alfred Deshati.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.