Fushë – Arrëz – Mesi: Së shpejti projekti për hapjen e një zyre shërbimi për qytetarët
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Senida Mesi ka zhvilluar një vizitë në Fushë-Arrëz, ku ka takuar kryetarin e bashkisë Fran Tuci si dhe drejtues të tjerë njësive vendore e drejtorive të ndryshme të kësaj bashkie.
Reforma në Shërbimet Publike dhe ecuria e procesit të deregulimit kanë qenë edhe fokusi i diskutimeve të tyre sfidat që paraqet kjo bashki.
Sipas Mesit, së shpejti edhe Bashkia e Fushë – Arrëzit do të ketë një zyrë me një ndalesë (one-stop- shop) të ofrimit të shërbimeve me anë të rrjetit ADISA, ku qytetarët mund të pajisen me leje apo dokumentacione aty ku ata jetojnë.
“Së shpejti duhet të mendojmë dhe të bëjmë një projekt për hapjen e një zyre apo pike të ofrimit të shërbimeve edhe në Bashkinë e Fushë Arrëzit, ku qytetarët të mos kenë më nevojë të shkojnë për të marrë shërbime qoftë për një hipotekë, qoftë për një vërtetim punësimi, vërtetim pensioni, etj.”
Më pas, zëvendëskryeministrja ka vizituar edhe shkollën 9-vjeçare “Pjetër Arbnori” e cila u rikonstruksua vitin e kaluar me investim të qeverisë shqiptare prej 32 milionë lekësh.
Ndërkohë, më tej ajo ka inspektuar edhe rrugën e fshatit “Fushagji”, një arterie e rëndësishme që lidh fshatin me qytetin, duke u ardhur në ndihmë rreth 1500 banorëve të fshatit.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.