G7 do të dhurojë 1 miliard vaksina anticovid / Oxfam: Duhen 11 miliard doza për t’i dhënë fund pandemisë
Kryeministri Boris Johnson tha se pret që Grupi i 7 ekonomive më të mëdha në botë të dhurojë 1 miliardë doza të vaksinave të Covid-19 tek vendet e varfëra dhe të ndihmojë në imunizimin e botës deri në fund të vitit të kaluar. Pak orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden premtoi të fuqizojë betejën kundër koronavirusit me dhurimin e 500 milionë dozave të Pfizer, Johnson tha se Britania do të japë të paktën 100 milionë vaksina të tepërta tek vendet e varfëra. Johnson i kishte bërë thirrje liderëve të G7 që të angazhohen në vaksinimin e të gjithë botës deri në fund të vitit 2022 dhe grupi pritet të premtojë 1 miliardë doza gjatë samitit 3-ditorë në retortën angleze në bregdet, “Carbis Bay”. Disa organizata e quajtën planin si një pikë në oqean, ndërkohë që Oxfam vlerëson se rreth 4 miliardë njerëz do të varen nga vaksinat e COVAX, programin që shpërndan doza në vendet me të ardhura të ulëta e të mesme. Britania ka dhënë një dozë të parë tek 77% e popullsisë së rritur, ndërsa SHBA, tek 64%. Megjithatë, shkencëtarët thonë se pandemia do të përfundojë vetëm kur të gjithë vendet të jenë vaksinuar. Me një popullsi botërore që po afron në 8 miliardë dhe disa njerëz që kërkojnë doza nxitëse për variantet e reja, organizatat thonë se angazhimi i G7 përbën një nisje, por që duhen më shumë përpjekje. “Nëse më e mira që liderët e G7 mund të ofrojnë është 1 miliardë doza të vaksinave, atëherë ky samit do jetë një dështim”- tha Anna Marriot, manaxhere e politikave të shëndetësisë tek Oxfam, duke shtuar se bota do ketë nevojë për 11 miliardë doza që t’i japë fund pandemisë.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.