“Gabimi” i Google Maps drejton turistët në destinacionin e gabuar
Teknologjia edhe pse ka arritur nivele maksimale, nuk ka gjithmonë të drejtë.
Sipas një raporti, ekziston një anomali në Google maps që vazhdon të dërgojë turistë në qytetin e gabuar norvegjez.
Udhëtarët që kërkojnë në Google Maps për shkëmbin Preikestolen në Norvegji shpesh përfundon në Fossmork pothuajse 20 milje më larg.
“Çdo ditë vijnë turistë, tha Banori lokal Gunnar Boe për gazetën Stavanger Aftenblad. Ata thonë se po shkojnë në Preikestolen dhe nuk kuptojnë asgjë.
“Ndonjëherë vijnë mikrobusë të mbushur me turistë. Por rruga për të shkuar deri në Fossmark është mjaft e lodhshme dhe dredha-dredha. Atyre iu duhet të përshkruajnë gjithë atë rrugë, e vetëm kur vijnë këtu kuptojnë se janë gabuar”, shprehen vendasit.
Preikestolen është një nga atraksionet më të famshme turistike të Rogaland. Platforma ngrihet pothuajse 2000 metra mbi Lysefjord deh është emëruar si një nga pikat më panoramike në botë.
Shumicës së turistëve u duhet rreth katër orë për tu ngjitur në majë, por pavarësisht kësaj është një vend i cili nuk duhet humbur pa parë.
Ndërkohë që Fossmark është një destinacion jo shumë turistik por që kohët e fundit edhe pse gabimisht është vizituar nga shumë turistë.
Për këtë problem Google është shprehur se vlerëson të gjitha reagimet që ka marrë deh po punon vazhdimisht për përmirësimin e shërbimit të saj.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.