‘Gafë apo parashikim’ – Kryeministri Slloven Janez Janša uron Donald Trump pavarësisht se nuk është deklaruar asnjë rezultat zyrtar
Kryeministri Slloven Janez Janša i ka përgëzuar Donald Trump fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara 2020, pavarësisht se nuk është deklaruar asnjë rezultat zyrtar.
“Është mjaft e qartë që njerëzit amerikanë kanë zgjedhur Donald Trump dhe Mike Pence për katër vjet më shumë,” shkroi Janša.
“Sa më shumë vonesa dhe fakte të mohuara të ketë … aq më i madh do të jetë triumfi i Presidentit. Urime Partisë Republikane për rezultate të forta në të gjithë SHBA”.
Zgjedhjet në SHBA aktualisht janë mbyllur në një ngërç, me qindra mijëra vota akoma për tu numëruar, dhe rezultati ende i paqartë në shtetet kryesore.
Donald Trump deklaroi një fitore të parakohshme në Shtëpinë e Bardhë dhe e përshkroi procesin zgjedhor si një “mashtrim të madh mbi kombin tonë”.
Fushata për kandidatin demokrat Joe Biden e ka përshkruar ofertën për të ndaluar numërimin e votave si “të egër, të paparë dhe të pasaktë” dhe ata thonë se janë “të gatshëm për të vendosur” ekipe ligjore.
Postimi në twitter i Kryeministrit Slloven gjeneroi një përgjigje të menjëhershme nga disa eurodeputetë, duke përfshirë gjermanin Nicola Beer nga Renew Europe Group.
“Donald Trump ka librin e tij thellësisht jodemokratik, të pajustifikuar mbi zgjedhjet, Shtetet Anëtare të BE nuk duhet të luajnë së bashku,” shkroi Beer në Twitter.
“Bashkimi Europian, me të gjitha Shtetet Anëtare, ka për detyrë të tregojë respekt për çdo votë të vetme.”
Asnjë udhëheqës tjetër i BE nuk ka dhënë urime ose vetë kanë njoftuar një rezultat në zgjedhjet në SHBA.
“Ndërsa ne presim për rezultatin e zgjedhjeve, BE mbetet e gatshme të vazhdojë ndërtimin e një partneriteti të fortë transatlantik, bazuar në vlerat dhe historinë tonë të përbashkët,” tha nënkryetari i BE Josep Borrell. Votat e kolegjit elektoral nuk janë numëruar të gjitha në kohën e shkrimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.