“Gara” e shpikjeve/ Nga mos prekja e fytyrës deri tek evitimi i sipërfaqeve të infektuara – Ja pajisjet e reja të krijuara për të luftuar COVID-19!
-“Të gjithë duhet të përdorin gishtin e vogël ose të gjejnë derën që askush nuk ka prekur,” tha projektuesi dhe pronari në DDB Ltd, një kompani që bën mobilje zyre. Kështu që ai prodhoi një vegël të posaçme për të bërë punën. E ashtuquajtura “hygienehook” është mjaft e vogël për t’u futur në xhep dhe është bërë nga një material jo poroz, i cili e bën të lehtë pastrimin. Ajo është një nga qindra veglat që u imagjinuan e u prodhuan ditët dhe javët e fundit për të ndihmuar në parandalimin nga përhapja e koronavirusit tek njerëzit.
-Nga prodhuesit e mobiljeve deri tek zhvilluesit e programeve AI, kompanitë në të gjithë botën po adaptojnë produkte ekzistuese ose shpikin të reja për të ndihmuar në luftimin e pandemisë ose thjesht ta bëjnë jetën më të lehtë për ata që punojnë nga shtëpia, në spitale ose që kanë ngecur në karantinë.
Kjo dallgë e shpejtë e inovacionit vjen nga kompani si Ford (F.N) dhe Airbus (AIR.PA) e deri tek fabrikat e mallrave të luksit si LVMH (LVMH.PA) për të bërë pajisje të tilla si sanitizuesit e duarve, ventilatorët dhe maskat.
-“Patjetër që ka shumë njerëz me burime 3D shumë të gatshëm për të ndihmuar,” tha MacKenzie Broën, themeluesi i kompanisë për krijimin e produkteve dizajni me bazë në Kaliforni CAD Croëd. Dy javë më parë, kompania e tij nisi një konkurs një muajsh për pajisje praktike për “lundrimin” në botën e re të koronavirusit.
Rreth 65 pajisje u paraqitën, duke përfshirë një spërkatës dezinfektues të montuar në dore, gjysmë doreza për shtypjen e butonave dhe një pajisje që ju lejon të hapni dyert e makinave pa prekur dorezën, që synon përdoruesit e kabinave. Ndërsa pandemia i bën njerëzit shumë më të vetëdijshëm për higjenën, disa produkte të reja mund të kenë jetëgjatësi përtej krizës aktuale.
-Në Seattle, vëllezërit Joseph dhe Matthew Toles dhe shoku i tyre Justin Ith, i cili zotëron një kompani të re të quajtur Slightly Robot, kishin krijuar një rrip dore që synon të zvogëlojë çarjet kompulsive të lëkurës, ngrënies s thonjve dhe shkuljen e flokëve.
Kur qyteti i tyre i lindjes raportoi viktimat e tij të para nga virusi muajin e kaluar, ata e përshtatën modelin për të krijuar një rrip dore të ri inteligjent,” Immutouch”, i cili gumëzhitë kur dora e përdoruesit shkon afër fytyrës së tyre. “Ne kishim algoritmin, kishim softuerin dhe harduerin. Kështu që e shndërruam atë për mos prekjen e fytyrës, “tha Matthew Toles në një intervistë. “Ne kemi bërë 350 pajisje dhe një faqe interneti brenda një jave dhe tani jëmi vetëm duke testuar sa shpjet mund të prodhojmë sa më shumë.”(Reuters)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.