Gara për Këshillat Studentorë – Pedagogët dhe studentët “përballen” në Kuvend përpara zgjedhjeve
Përplasjet mes studentëve të mjekësisë dhe senatit akademik të Universitetit Mjekësor për zgjedhjet studentore janë diskutuar në Komisionin Parlamentar të Medias.
Kryetarja e këtij Komisioni Albana Vokshi ka kërkuar nga studentët e mjekësisë që të paraqesin shkeljet që ata kanë kontaktuar, ndërkohë që këta të fundit kanë kërkuar që të mos ketë cenim të procesit zgjedhor.
Por sipas rektorit të Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata është dashur që të bëhen ndërhyrje në rregullore pasi vetë studentët nuk e kanë zbatuar atë dhe kanë patur konflikte të vazhdueshme me njëri – tjetrin.
Zgjedhjet për Këshillat Studentor do të zhvillohen më 21 mars, ndërkohë që sipas studentëve ndryshimi i rregullores së zgjedhjeve vetëm katër ditë përpara procesit e dëmton atë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.