Garantimi i sigurisë ushqimore, Juka: Kontrollet në bazë risku, jo aksione sporadike
Kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të garantuar sigurinë ushqimore duhet të kenë një qasje tjetër.
I ftuar në studion e TV SCAN, ish drejtori i AKU, Genc Juka sugjeron se kontrollet duhen kryer në mënyrë konstante duke ndjekur metodën në bazë të vlerësimit të riskut.
“Unë them që nuk duhet të funksionojë më me aksione, duhet të funksionojë në vazhdimësi të tij. Bazë është vlerësimi i riskut, sepse këtu veprimtaria e institucionit bëhet më racional. Duke e pasur në funksion këtë pjesë të vlerësimit dhe funksionimit veprimtaria e institucionit bëhet me racional. Që do të thotë që të gjithë operatorët e biznesit ushqimor të cilët merren me produktet me origjinë shtazore, fluksi i inspektimeve duhet të jetë më intensive sesa të kontrollosh një fabrikë që përpunon sallamin, nuk është njësoj sikur të kontrollosh një kafene”.
Juka thekson se sektorët më problematikë aktualisht janë ai i mishit dhe qumështit, tek të cilat Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kanë përqendruar aksionet.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.