Gates ‘hedh poshtë’ Trump: Rritja e testimeve nuk rrit shkallën e infeksionit!
Bill Gates mendon se SHBA është shumë mbrapa në luftën e saj ndaj koronavirusit.
Duke folur për CNN, bashkëthemeluesi miliarder i Microsoft tha që SHBA “nuk ishte as afër” të të bërit sa duhet për të luftuar virusin.
“Shtetet e Bashkuara kanë kaluar një kohë të vështirë,” tha Gates. “Ne nuk jemi aq të ashpër në gjurmimin e kontaktit ose zbatimin e karantinës, dhe vendosja e maskës në SHBA është shumë më e ulët sesa veçanërisht në vendet në Azi.”
SHBA ka raportuar më shumë se 2.3 milion infeksione COVID-19 dhe më shumë se 122,000 vdekje deri më tani.
Gates gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e fundit të Presidentit Donald Trump se infeksionet po shtoheshin vetëm sepse SHBA po testonte më shumë , duke e quajtur atë “plotësisht të rremë”. Epidemiologët gjithashtu kanë thënë se rritja e testimit nuk ndikon në rritjen e numrit të infeksioneve.
Gates ka premtuar 250 milion dollarë drejt luftimit të virusit përmes organizatës së tij filantropike, Bill & Melinda Gates Foundation, e cili është specializuar h në përgjigjen e sëmundjeve infektive.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.