Gati Agjencia e Shpronësimeve! Balluku: Negocim për vlerën dhe kushtet e pagesës, interes për “vonesat” mbi 3 vjet
Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar ndryshimet ligjore, që i hapin rrugën ngritjes së Agjencisë së Shpronësimeve, si një institucion ku do të përqëndrohen të gjitha kompetenca që kanë të bëjnë me pronat që preken nga zbatimi i projekteve infrastrukturore.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shpjegoi se këto ndryshime vijnë si domosdoshmëri për shkak të problemeve të hasuar ndër vite, ndërkohë që vetëm aktualisht janë 400 çështje gjyqësore të hapura nga pronarët, çka sjellin edhe zvarrtijen e zbatimit të punimeve.
Sipas ministres, me krijimin e Agjencisë, palët do të ulen në negociata për vlerën e shpronësimit dhe kushtet e pagesës që mund të jenë me këste apo me interes.
Ndërkaq, sa i takon buxhetimit, Balluku tha se deri në fund të këtij viti do të përcaktohet fatura e nevojshme dhe nga viti 2021 do të kërkohet shuma e nevojshme.
Ligji i ri saktëson se përllogaritja e shpronësimeve në vlerë dhe në kohë do të bëhet njëjkohësisht me hartimin e projektit, në mënyrë që të shmangen situatat të paparashikueshme sikurse ndodh aktualisht.
Ndërkohë që, kjo vlen edhe për shpronësimet që kryhen nga ana e bashkive, duke përcaktuar se Agjencia e Shpronësimeve do të japë jithë asistencën për njësitë vendore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.