Gati linja energjetike Shqipëri-Kosovë, Rama: “Siguron pavarësi energjetike për dy vendet”
Pas 6 vitesh pune, ka filluar nga puna linja energjitike Shqipëri Kosovë me kapacitet 400 kv orë, duke i dhënë pavarësi energjitike Shqipërisë dhe Kosovës. I pranishëm në aktivitet ishte kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se kjo vepër ishte bllokuar prej Serbisë që nga viti 2010, por u realizua falë Shengenit Ballkanit. Për kryeministri kjo është një nga veprat më të rëndësishme në aspektin strategjik për 2 vendet tona.
“U desh viti 2014 që qeveria e re, qeveria jonë, të fillonte zbatimin e këtij projekti madhor dhe e mbyllëm projektin ekzaktësisht në dy vjet ën vitin 2016.
Por, këtu sot jemi pas 4 vitesh. 4 vite pas përfundimit të plotë të projektit kujtoj që kam qenë i pranishëm së bashku me mikun tim Isa Mustafa, kur kemi lajmëruar përfundimin e projektit dhe linja nuk u vu në punë për një arsye që duhet thëne sot dhe mbase u shërben atyre të cilët ën mënyrë të verbër kundërshtojnë përpjekjen tonë të vazhdueshme për të integruar qasjen ndaj të ardhmes së krejt rajonit.
Arsyeja ishte vetoja e Serbisë dhe faktikisht linja mbeti peng i një formaliteti në kushtet e mungesës së një vullneti politik. Kosova për 4 vjet nuk mund të merrte një kod transmetimi nga rrjeti europian i transmetimit, pasi pala serbe pranonte ta njihte pavarësinë e rrjeti të Kosovës me kusht që të mbetej sërish i varur nga Serbia. Ky është Shengeni Rajonal. ”
Nga kjo nismë pritet të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike, pasi bursa do të menaxhohet nga Shqipëria dhe Kosova. Linja nuk ka qenë gati për shkak të bllokimit të Serbisë për disa vite, duke shfrytëzuar linjat transit pa pagesë, ku vetëm në 2008 ky vend kishte fituar rreth 65 mln euro.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.