Gati vendimi për rindërtimin/ DPT: ”Si do të identifikohen subjektet që përfitojnë heqje TVSH-je”
Javën e ardhshme pritet të miratohet në qeveri vendimi që i hap rrugës heqjes së TVSH-së për mallrat e importuara që do të përdoren për projektin e rindërtimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve , sqaron se firmat që do të përzgjidhen për këtë program, do të pajisen me autorizim të posaçëm nga ky institucion.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron gjithashtu se si do të bëhet evidentimi i subjekteve që importojnë materiale ndërtimi për këtë qëllim, në mënyrë që të mos lejohen abuzime.
Deri më tani për programin e rindërtimit janë vënë në dispozicion 20 miliardë lekë, prej të cilave 7 miliardë janë donacione dhe 13 miliardë lekë fonde të buxhetit të shtetit. Vendimi që do të miratohet, pritet t’i hapë dritën jeshile nisjes së këtij procesi.
Elisabeta Dosku/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.