‘Gazi gazmor’: Franca sekuestron ngarkesën rekord prej 2.75 milionë eurosh oksid azoti
Policia franceze thotë se ka sekuestruar një sasi rekord të oksidit të azotit, i njohur më shpesh si gaz për të qeshur. Shtatë tonë gaz u gjetën në një magazinë në dhjetor pranë Parisit, tha policia në Twitter.
Oksidi i azotit u gjet në cilindra në periferi të Noisiel dhe ka një vlerë prej 2.75 milionë eurosh, shtuan ata. Në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe tre persona. Zbulimi u bë pasi një hetim u nis nga autoritetet franceze në Lion në shtator.
Policia thotë se hetimi u fokusua në një bandë të organizuar kriminale që shiste dhe shpërndante oksid azoti në tregun e zi.
Gazi i të qeshurit është i popullarizuar në mesin e festuesve dhe të rinjve në Francë për efektin e tij euforik, por gazi mund të shkaktojë asfiksi, humbje të vetëdijes apo edhe çrregullime të rënda neurologjike dhe kardiake.
Që nga 1 qershori i vitit të kaluar, Franca ka ndaluar shitjen e oksidit të azotit “për të marrë efekte psikoaktive” me një gjobë prej 3,750 euro.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.