Genc Juka: Ja arsyet e përmbytjeve të vazhdueshme
Eksperti i politikave bujqësore dhe territorit, Genc Juka, ka folur për emisionin “Argument” me Enio Civici mbi arsyet e vërshimeve të mëdha të ujit dhe përmbytjes së shumë zonave urbane dhe rurale në 72 orët e fundit.
“Ne kemi mangësi, kemi shkatërruar pyjet që është elementi bazë, e para. E dyta, ne nuk kemi qenë të vëmendshëm për të administruar fluksin e ujit në përrenjtë malorë. Përrenjtë malorë kanë prita, kanë pasur dhe janë degraduar. Ne kemi shkatërruar të gjithë kanalet e ujërave të larta në një varg qytetesh të Shqipërisë. Duke vazhduar me këtë historinë e këtyre pritave malore nuk funksionojnë. Domethënë për një orë uji nga maja e malit zbret në det. Rritet intensiteti, shpejtësia e ujit dhe natyrisht ndodh pastaj fenomeni. Pastaj, administrimi për shembull marrim lumin Vjosa me tre lumenjtë e tij që e furnizojnë. Nuk kemi asnjë të dhënë. Sa ka qenë fluksi i ujit? Sa ka qenë niveli i ujit, prurja? Nuk di askush asnjë gjë.”
Për të shmangur raste të tjera edhe më fatkeqe, Juka ka kërkuar një pakt kombëtar për investimet në argjinatura, hidrovore, kanale ujitëse dhe kullimi si të vetmen zgjidhje. Juka gjithashtu ka theksuar mungesën e një Enti Kombëtar të Bonifikimit në Shqipëri duke e cilësuar një institucion që duhet të ngrihet pranë Këshillit të Ministrave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.