Genc Kojdheli: ”Punësimi aktual nuk është cilësor!”
Genc Kojdheli, Drejtor i Përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik, ishte pjesë e panelit në emisionin ‘Argument’’, për të diskutuar rreth papunësisë në vend. Si një ndër elementët më të rëndësishëm, që prek këtë fenomen është padiskutim cilësia e punës. Sot bizneset kanë shumë vende vakante për punëtorë por tregu i punës nuk i ofron një standard të lartë, duke sjellë kështu ngërç për të dyja palët. Sipas z.Kojdheli krahu i punës është i paspecializuar dhe rrjedhimisht puna nuk është cilësore. Efektet e politikave të qeverisë në 2013 për arsimin profesional, kanë filluar të ndjehen, por do marrë kohën e vet për të ardhur në një punësim cilësor.
Ai gjithashtu preku një ndër çështjet më interesante për të rinjtë siç është punësimi në call center, si një nga mënyrat më efikase për të siguruar të ardhura shumë të mira.
‘’Ka një obsesion për të filluar punë në shtet, por pagat në shtet janë disa herë më të ulta sesa ajo e një individi që punon në call center, ndaj kjo e fundit është zgjidhja e shumë të rinjve dhe jo vetëm. Eshtë një ndër zgjidhjet më të mira, pasi të rinjtë dhe jo vetëm, perfeksionojnë gjuhën e huaj si dhe janë më efikasë sesa do të ishin në një vend tjetër pune. Sot tregu nuk i ofron mundësitë që çdo i diplomuar të gjejë punë në profesionin e tij.’’- thekson ai.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.