Gerhard Schroeder: Presioni amerikan për Nord Stream 2, është arsyeja kryesore e vonesës
Presioni i SHBA-së ndaj Danimarkës është arsyeja kryesore për vonesat në ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2 në Europë, konfirmoi të premten kryetari i projektit të tubacionit Gerhard Schroeder.
Ish-kancelari gjerman tha se gazi amerikan ishte më i shtrenjtë se gazi rus dhe do të ishte një zgjedhje e keqe për Europën. Ai tha se zgjedhjet e ardhshme në Danimarkë po japin shpresë që gazsjellësi i Nord Stream 2 të përfundojë në kohë.
Nord Stream 2 është një tubacion i ri i eksportimit të gazit që lidh Rusinë me Europën nëpërmjet detit Baltik. Vendimi për të ndërtuar NS2 u bazua në përvojën e suksesshme në ndërtimin dhe operimin e gazsjellësit Nord Stream. Ai do të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë midis Gazprom dhe konsumatorëve europianë dhe gjithashtu do të sigurojë një furnizim shumë të besueshëm të gazit rus në Europë.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.