Gëzim Tushi : ”Shqiptarët vuajnë nga disa sëmundje.-Nuk mund t’i shtojmë dhe diagnozën e ”fajdeve!”
Për të folur rreth një nga temat më delikate në shoqërinë shqipatare sic është ajo e fajdeve, i ftuar në ‘Argument’, të enjten në mbrëmje, ishte dhe sociologu i njohur Gëzim Tushi. Për të dhënë një këndvështrim edhe më social rreth kësaj teme, ai u ndal më së shumti tek pasojat që shkakton ky fenomen në shoqërinë tonë. Sipas tij arsyet e atyre të cilëve marrin hua, nuk janë për nevoja ekzistenciale prandaj dhe impakti i këtyre veprimeve është shumë i rëndësishëm për shëndetin e familjeve shqiptare.
‘’Ky fenomen është një nga faktorët kryesor që mbyt familjen në borxhe, rrit numrin e divorceve por dhe të vetvrasjeve. Shëndeti i shoqërisë shqiptare nuk mban dot më sëmundje shtesë, pasi vuan nga diagnoza e konflikteve sociale por dhe nga ato politike dhe ekonomike. Nuk mund ti shtojmë shoqërisë dhe diagnozën e ‘’fajdeve’’.- thekson ai.
Gjithashtu z.Tushi shtoi se ishte tepër e nevojshme, që të kemi sa më tepër fushata sensibilizmi, pasi shoqëria shqiptare cdo ditë e më tepër po vuan pasojat e këtyre veprimeve që merren në një moment dobësie, por që shkaktojnë një plagë të madhe në shoqëri.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.