Gjatë pandemisë është rritur ‘skllavëria moderne’ – Një pjesë e viktimave janë të mitur
Raportet e shfrytëzimit seksual dhe kriminal janë rritur në mënyrë alarmante gjatë pandemisë, sipas të dhënave të reja që matin shkallën e skllavërisë moderne dhe trafikimit në MB.
Rastet e shfrytëzimit seksual, të cilat përfshijnë njerëz të kapur në shtëpi publike dhe të detyruar për prostitucion, u rritën me një të katërtën në vitin 2020 krahasuar me vitin e kaluar. Gati një e katërta e rasteve përfshinin fëmijë.
Shfrytëzimi kriminal, i cili përfshin vjedhjen e detyruar të dyqaneve dhe lypjen e detyruar, u rrit me 42%, me një të pestën e viktimave që thuhet të jenë të mitur. Dhjetëra raste iu referuan aktivitetit të lidhur me drogën që përfshinte bandat, ku të rinjtë përdoren për të transportuar narkotikë dhe para.
Statistikat, të cilat përfshijnë të dhëna për çdo zonë policore të MB, përdoren për të hedhur dritë mbi dinamikën dhe shtrirjen e skllavërisë moderne.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.