Gjelbërim në Parkun e Farkës – Bashkia u dhuron 2 mijë rrënjë ullinj banorëve
Familjet që jetojnë pranë liqenit të Farkës, do të marrin si dhuratë nga Bashkia e Tiranës rreth 2 mijë rrënjë ullinj, të cilat së bashku me pemët dekorative do të krijojnë kurorën e gjelbër të këtij parku.
Kryebashkiaku Erion Veliaj pjesmarrës në aksionin e radhës për mbjelljen e fidanëve të rinj në Parkun e Farkës, ku theksoi se bashkia po mban një tjetër premtim ndaj qytetarëve.
Kryebashkiaku bëri të ditur se shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të fillojë me projektin e Pyllit Orbital edhe buzë autostradave dhe unazave të Tiranës, për t’u siguruar që kryeqyteti do të ketë një kurorë të gjelbër prej 2 milionë pemësh, e cila do të shërbejë si mushkëri për kryeqytetin.
Duke falënderuar donatorët për mbështetjen që kanë dhënë, kreu i Bashkisë Veliaj deklaroi se Tirana do të jetë një nga qytetet më të gjelbra jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.