Gjendja civile – MPB hap garën. Tenderi 303 mln lekë
303 milionë lekë është vlera e tenderit të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme për mirëmbajtjen dhe për zhvillimin e mëtejshëm të Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka hapur garën për këtë tender i cili do të qëndrojë i hapur deri më 9 nëntor.
Synimi i kësaj ministrie është të realizojë një shërbim cilësor dhe bashkëkohor të gjendjes civile në Shqipëri përfshirë Këshillim Teknik dhe konsulencë, monitorim i programeve, lokalizimin dhe azhornimin e Softwareve të sistemit etj. Kohëzgjatja e kontratës është për tre vjet.
Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile është dokumenti shtetëror unik, ku pasqyrohen përbërësit e gjendjes civile të çdo shtetasi shqiptar, shtetasi të huaj dhe çdo personi pa shtetësi, me banim të përkohshëm ose të përhershëm në vend.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.