Gjendja e emergjencës në Itali / Conte: Do të propozojmë në parlament zgjatjen deri në Janar
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, tha se do t’i kërkojë parlamentit të zgjasë gjendjen e emergjencës së Covid-19 deri në fund të Janarit, ndërkohë që Qeveria po përpiqet të shmangë rritjen e rasteve që po ndodh në shtetet e tjera evropiane. Gjendja e emergjencës, që do skadojë në mes të Tetorit, i jep fuqi më të mëdha Qeverisë, duke e bërë më të thjeshtë për kaluar burokracitë që pengojnë vendimmarrjen në Itali. “Ne do propozojmë në parlament zgjatjen e gjendjes së emergjencës deri në fund të Janarit 2021”, -tha Conte. Italia, vendi i parë evropian që pësoi përhapje të madhe të koronavirusit në Pranverë, ia doli të ngadalësojë infeksionin pas masave strikte të karantinës mes Marsit dhe Majit. Megjithatë, ka ende normën e dytë më të lartë të vdekjeve në Europë pas Britanisë, në 35,894. Rastet ditore me koronavirus janë rritur përsëri në 2 muajt e fundit, por qëndrojnë poshtë 2,000, që është vetëm një pjesë e numrit në Francë dhe Spanjë, që janë detyruar të mbyllin disa zona. “Situata është kritike, por infeksioni është nën kontroll”, – tha Conte.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.