Gjendje e emergjencës së Covid në Tokjo / Kryeministri e njofton dy javë përpara lojërave Olimpike
Kryeministri japonez, Joshihide Suga, deklaroi gjendjen e emergjencës në Tokjo, 2 javë përpara nisjes së lojërave Olimpike. Njoftimi i masës vjen ndërkohë që kryeqyteti lajmëroi 896 infeksione të reja ditore, që është pranë nivelit më të lartë.
Japonia nuk ka pësuar vartat “shpërthyese” të Covid-19 që janë vëzhguar në shumë vende të tjera, por ka një total prej mbi 810,000 rastesh dhe 14,900 vdekjesh. Programi i ngadaltë i vaksinës është përkthyer në vetëm 25% të popullsisë, me të paktën 1 dozë. Zonat periferike të Tokjos, ku do mbahen disa nga eventet Olimpike, pritet të qëndrojnë në “gjysmë emergjencë” deri më 22 Gusht. Mediat lokale raportuan se organizuesit e lojërave Olimpike pritet të ndalojnë të gjithë spektatorët, përfshirë ato japonezë.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.