Gjeografia e shkëmbimeve tregtare/ Me cilat vende Shqipëria rriti eksportet e importet këtë vit
Në muajin Tetor 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Tetor 2020 janë: Italia (15,2 %), Kosova (22,7 %) dhe Spanja (103,5 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Gjermani (10,0 % ) dhe Mbretëria e Bashkuar (5,1 %).
Gjatë këtij dhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (23,1 %), Kosova (48,2 %) dhe Spanja (45,0 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Ukraina (20,2 %) dhe Rusia (31,9 %).
Importet
Referuar publikimit të INSTAT për tregtinë e jashtme, në muajin Tetor 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Tetor 2020 janë: Italia (19,2 %), Turqia (45,8 %) dhe Greqia (26,1 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Gjermania (5,2 %), Zvicra (34,5 %) dhe Austria (16,2 %).
Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (28,4 %), Turqia (45,4 %) dhe Kina (23,7 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Rusia (2,4 %), Zvicra (7,6 %) dhe Ukraina (19,2 %)
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 60,0 %, të gjithë tregtisë. Në Tetor 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,5 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,1 %), Greqia (8,0 %), Turqi (7,2 %) dhe Gjermania (6,1 %).
Shkëmbimet tregtare, për dhjetëmujorin 2021, me vendet e BE-së zënë 60,5 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Tetor 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,1 %), Turqia (7,7 %), Greqia (7,2 %) dhe Gjermania (6,6 %)
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.