Gjermanët të alarmuar – Trump i është drejtuar Merkelit me ofendime gjatë bisedave telefonike
Zyrtarët gjermanë u alarmuan aq shumë nga bisedat agresive të Presidentit Donald Trump me kancelaren Angela Merkel saqë u detyruan t’i mbanin sekret ato, thanë burime për CNN.
Në thirrjet me kancelaren gjermane, Trump ngacmoi dhe përçmoi Merkel në një mënyrë “gati-sadiste”, sipas raportit të CNN nga Carl Bernstein.
“Disa nga gjërat që ai i tha Angela Merkel janë thjesht të pabesueshme: Ai e quajti atë “budallaqe” dhe e akuzoi atë se ishte në ‘xhep’ të rusëve, thanë burime pa emër për CNN.
Këshilltarët e Merkel janë shprehur se ajo gjithsesi i mori komentet e Trump me pozitivitet dhe iu përgjigj me klas, duke përmendur fakte dhe argumente.
Raporti i CNN sugjeroi që sjellja e Trump shtrihet edhe për liderët e tjerë femra, përfshirë Theresa May, kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 2019. Sjellja e presidentit amerikan u cilësua si “poshtëruese dhe ngacmuese” kundrejt May, pasi ai e quajti atë një “idiote” për vendimet e politikës së jashtme dhe politikës publike, një burim i tha CNN.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.