Gjermani: AfD vendoset fuqia e dytë politike në zgjedhjet lindore
Votuesit shkuan në votime në Saksoni dhe Brandenburg, dy shtete në ish Gjermaninë Lindore. Ekstremi i djathtë AfD (Alternativa për Gjermaninë) është bërë partia e dytë më e madhe në të dy rajonet. Rezultatet zyrtare paraprake në zgjedhjet rajonale treguan se qendra e djathtë dhe ajo e majtë do të qëndrojnë në krye pavarësisht rënies së popullaritetit të tyre.
Megjithëse mbështetja e AfD mbeti gati e njëjtë siç ishte, në të dy shtetet gjatë zgjedhjeve kombëtare në 2017, lideri i partisë Alice Weidel festoi rezultatet në Twitter, duke thënë se nacionalistët janë “një parti populli” dhe ata falënderojnë votuesit. AfD ka përdorur pakënaqësinë e votuesve për politikën e emigracionit për të krijuar një forcë në ish-Gjermaninë Lindore, e cila mbetet fortesa e saj.
Alternativa për Gjermaninë në Saksoni ka thënë se do të përpiqet që rezultati i së Dielës të shpallet i pavlefshëm, pasi problemet ligjore i lanë ata me shumë pak kandidatë për të mbushur vendet e tyre në parlamentin e shtetit. Rezultati i tyre 27.5% duhet t’u jepte atyre 38 vende, por gjykata kushtetuese e shtetit e uli listën e tyre nga 61 kandidatë në 30, duke përmendur gabime zyrtare në mënyrën e përpilimit të listave. (DW)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.